Nis Kupa e Afrikës, Salah në shtëpi…


Nesër me ndeshjen Egjipt-Zimbabve, (22:00 në Kajro) nis kompeticioni i Kupës së Kombeve të Afrikës që organizohet në Egjipt.

Me datën 21 qershor, nis edicioni i 32-të i Kupës së Kombeve të Afrikës. Ndryshe nga e kaluara, këtë radhë, kompeticioni më i madh në Afrikë, do të zhvillohet gjatë muajve të verës, ndërsa si shtet organizator, do të jetë pikërisht Egjipi i 7 trofeve të fituar deri tani.

Kupa e Afrikës do të zgjasë deri në 19 korrik, teksa formula i ka ndarë kombëtaret në 6 grupe me nga 4 ekipe. Ylli i Liverpulit, Mohamed Salah, në radhët e Egjiptit, së bashku me të tijtë, kanë shansin të synojnë për herë të 8-te trofeun.

Risi edhe numri i madh i shteteve pjesëmarrëse. Në total, janë listuar 24  përfaqësuese, çka do ta shndërrojë periudhën e verës, me atraksion sportiv jo vetëm për kontinëntin e ”zi”, por dhe për të pasionuarit e futbollit nëpër botë. Natyrisht, skautët janë të shumtë…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!