Aguire: “Të kalojmë Zimbabvenë”…

Është radha e Egjiptit dhe Havier Aguire. Tekniku meksikan i faraonëve, thotë pak përpara startit të Kupës së Afrikës, se po mendon vetëm për ndeshjen e parë kundër Zimbabvesë.

Presioni sipas tij, që me gjasë ka kapluar kampin e skuadrës pritëse, është një mundësi karikimi për ekipin kombëtar egjiptian për të treguar cilësitë e tij.

Kur pyetet për vështirësitë lidhur me përgatitjen e skuadrës,  Aguire jep një  pergjigje emblematike: “Kampionati do të përfundojë pas Kupës së Afrikës. Kemi pasur shumë pak mundësi për të qenë së bashku dhe kjo do të thotë që ne duhet të mësojmë shpejt për t’u bërë një ekip solid.

Por më duhet të them se meqë jemi vend organizator, të gjitha institucionet në Egjipt, janë mobilizuar për të siguruar kushte optimale  për të punuar. Këtu  janë të gjithë të fokusuar për Kupën e Afrikës”- është shprehur 60-vjeçari nga Meksika

 Ndërkaq, Egjipti dhe Zimbabve do hapin siparin e Kupës së Afrikës nesër në orën 22:00 në Kajro.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!