Raptors bëjnë histori, kampionë në NBA!

Skuadra kanadeze e Toronto Raptors ka shkruar tashmë emrin në historinë e basketbollit amerikan. Ajo kanë fituar për herë të parë në histori, titullin kampion në NBA, duke mposhtur në finale, pikërisht kampionët në fuqi, Golden Stejt Varriors.
Pasi kanë fituar ndeshjen e 6-të me rezultatin 114-110 në transfertë, Raptors arriti të sigurojë titullin kampion, pasi në play-off fiksoi shifrat 4-2, që i mundësuan të hapi shishet e shampanjës për një titull tërësisht të merituar.
Mbyllet kështu një tjetër sezon emocionues i sportit më popullor në SHBA, siç është basketbolli i NBA-së, ndërsa thyhet edhe dominimi për dy vite me radhë i Golden Stejt Varriors të Los Anxhelosit.