Lacio gati ta shesë, Milinkoviç-Saviç 100 mln…

Të gjithë e duan, por ai do Juventusin. Ky është plani personal i Milinkoviç-Saviç, i cili duket se do të jetë “gjahu” i disa skuadrave elitare në Europë.
Në fakt, Sergej 24 vjeç, ishte zbulimi i Igli Tares, ndërsa drejtuesit e Lazios, pas shumë obsionesh në mirëkuptim me lojtarin, kanë vendosur ta shesin serbin. Kartoni i tij, sipas klubit kryeqytetas, vlen 100 milione euro.
Sakaq, ish-futbollisti i Genk e ka të vështirë të largohet nga Italia. Vetë futbollisti, ka deklaruar se paraprakisht, do t’i pëqente të angazhohej te kampionët e Juves.