Shqipëri krenare në Turqi…

Skuadra e Bushit lufton deri në fund, U21 barazon me Turqinë.

Euro 2021: U21 Turqi-U21 Shqipëri 2-2 (Myldyr 54′,Dervishoglu 85′ / Maloku 49′, Bullari 94′)

Kombëtarja U21 i bëri një rezistëncë të fortë turqëve deri në 21 vjeç, ndërsa për 45 minuta skuadra e Bushit, me mjaft surpiza në përbërje, e ruajti portën e saj të paprekur.

Kuqezinjtë u shfaqen të barabartë dhe patën disa raste. Në fillim, ishte Xhixha që pasi bëri lëmsh në krahun e majtë, nxori të lirë Kallakun por fantazisti i skuadrës, nuk konkrertizoi këtë mundësi të artë. Turqit morën më tepër terren dhe në 26, Juksel me kokë gati sa nuk ndëshkoi Hoxhën.

Në pjesën e dytë, U21 e Shqipërisë, fitoi një goditje dënimi në të majtë dhe Maloku me kokë e kalon Shqipërinë përpara. Ishte e 49’. Por Turqit nuk lënë shumë kohë për të festuar. Pa kaluar 5 minuta Myldyr (54) i’a del të barazojë.

Me turqit më insistues, shkohet deri në të 85’ ndërsa Dervishoglu, pas një gabimi trashanik në mbrojtje shënon golin e dytë. Për të ardhur në minutën e katërt shtesë, teksa pas një goditje këndi nga Kallaku, topi devijohet nga Bullari për një 2-2 final. Këtë radhë, Bushi me të tijtë godasin në shenjë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!