Nisin problemet, Reja humb Memushajn…

Probleme që pasohen me ndryshime në listën e Kombëtares për dy ndeshjet zyrtare ndaj Islandës në transfertë më 8 qershor dhe Moldavisë në “Elbasan Arena” më 11 qershor, ora 20:45.

Me Mavraj të pezulluar për sifidën e pare, të tjerë futbollistë shqetësojnë radhët e ekipit të Rejas. Kështu, Egzon Binaku është dëmtuar në ekipin e tij IFK Norrkoping në ligën suedeze dhe në këto kushte, e ka të pamundur të bashkohet me kuqezinjtë.

Edhe  mesfushori vlonjat Ledian Memushaj, i grumbulluar në kompleksin “Tropikal” ka shfaqur probleme fizike, duke e bërë të pamundur rikuperimin në kohë për dy përballjet.

Një tjetër futbollist që do të mungojë është edhe Marash Kumbulla, i cili për shkak të angazhimit me klubin e tij, Verona në Itali, do të bashkohet me U-21 më 3 qershor për transfertën e Turqisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!