Tuhel pa shkëqim, me PSG deri në 2021

Trajneri gjerman Tomas Tuhel mbyll shtigjet e kandidatëve potencialë për të marrë PSG-në. Ditën e sotme tekniku 45-vjeçar ka mirëpritur konfirmimin nga klubi i kryeqytetit francez, ndërsa ka rinovuar kontratën deri në vitin 2021.

Ndërkohë, trajneri gjerman është shprehur i lumtur për rinovimin, ndërsa nuk nguroi të falënderojë presidentin e PSG-së. “Jam i respektuar dhe krenar që kam zgjatur kontratën me PSG. Falenderoj presidentin dhe shoqërinë për besimin”,– tha ish-trajneri i Dortmundit.

Tuhel i ka një “borxh” bosit Al Kelaifi. Të udhëheqë skuadrën e Parisit drejt ëndrres Champions. Këtë vit mori me vete dështimin, por dhe… kontratën e re.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!