“Kapriçiot” e Abramoviçit, 100 milionë euro

Kaq është shuma e shpenzuar nga oligarku rus për të dëmshpërblyer 9 trajnerët e shkarkuar gjatë sundimit të tij 15-vjeçar të Çelsit.

Çelsi, pasa pak ditësh humbi betejën ligjore me ish-trajnerin Antonio Konte, të cilit do të duhet t’i paguajë pak më shumë se 10 milionë euro, ekuivalentin e vitit të fundit të kontratës së papaguar si kompensim.

Presidenti rus i Çelsit, Roman Abramoviç kalon shifrën prej 100 milionë eurosh për të dëmshpërblyer trajnerët që ai ka shkarkuar para përfundimit të kontratave ose për kapriçio të tij.

Gjatë menaxhimit të bluve të Londrës, që filloi në vitin 2003, oligarku rus ka shkarkuar 9 trajnerë. “Kampioni” apo më i fituari prej tyre është portugezi Hoze Murinjo, i dëbuar dy here, por i ngushëlluar me 27.5 milion euro si dëmshpërblim.

Trajnerët e larguar nga presidenti Abramoviç

Trajnerë Viti Mln. sterl
 Antonio Konte 2018 9
 Hoze Murinjo 2015 9,5
 Roberto Di Mateo 2012 10,7
 Andrè Vilas-Boas 2012 12
 Karlo Ançeloti 2011 6
 Luis Felipe Skolari 2009 12,6
 Avram Grant 2008 5,5
 Hoze Murinjo 2007 18
 Klaudio Ranieri 2004 6

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!