Liverpuli i hap derën Shaqirit…?!

Me shumë gjasa kjo mund të ndodhë pas finales së Champions League. Vetëm pas një sezoni, e ardhmja e gjilanasit Xherdan Shaqiri, mund të jetë larg Liverpulit.

Gazeta britanike “Daily Star” shkruan, se “Reds” nuk do të kundërshtojnë një largim të mundshëm të shqiptaro-zviceranit, Shaqiri, i cili pas një fillimi premtues erdhi duke u zbehur në radhët e skuadrës së Jurgen Klopit.

Pas një përvoje tri vjeçare në radhët e Stok Sitit, 27-vjeçari Xherdan Shaqiri që luan me Zvicren, në fillim të këtij sezoni u bashkua me “Reds”-at, ku është aktivizuar në 24 ndeshje, duke shënuar edhe 6 gola për ngjyrat e Liverpulit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!