Tërbuni dhe Devolli, në të Parën…

Por Kategoria e Dytë ende nuk ka mbaruar punë. Luzi 2008 dhe Shkumbini do të luajnë në “play-off”, një mundësi më tepër për t’u ngjitur në të Parën…

Të dielën, zyrtarisht, përfundoi edhe kampionati i Kategorisë së Dytë. Tërbuni në grupin A dhe Devolli në grupin B, u shpallën fitueset në grupet respective, duke fituar të drejtën që sezonin e ardhshëm, të luajnë në kampionatin e Kategorisë së Parë.

Por ende ka mbetur diçka për t’u përcaktuar. Luzi 2008 dhe Shkumbini, të renditura të dyta në grupet e tyre, do të zhvillojnë ndeshje “play-off”-i me skuadrat të renditura në parafundit në Kategorinë e Parë, rezultatet e të cilave do të përcaktojnë edhe pozicionin e tyre për sezonin e ardhshëm.

Kështu, sipas formulës së përcaktuar në fillim të kampionateve, çiftet që do të luajnë në ”play-off” do të jenë: Veleçiku-Shkumbini dhe Elbasani-Luzi 2008. Kuptohet, fitueset do të luajnë në Kategorinë e Parë.

Por “rasti” Kamza, që do të luajnë në Kategorinë e Dytë, ka krijuar një shans tjetër për skuadrat humbëse të “play-offi”-it. Ato do të ndeshen sërish midis tyre, ku fituesja do të plotësojë numrin 20 të skuadrave që do të luajnë në Kategorinë e Parë.  

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!