Tirana, kampione e Shqipërisë për U-17

Finalja e titullit kampion për U-17 i shkon Tiranës. Në “Selman Stermasi” Tirana-Shënkolli 1-0 (Stafa 58′)

Tirana deri në 17 vjeç shpallet Kampione Shqipërisë në futboll për edicionin sportiv 2018-2019. Pas fitores në gjysmëfianle ndaj Teutes 2-1, formacioni i  Fatjon Muhametit, bëri të sajën edhe finalen e luajtur pak çaste më parë në “Selman Stërmasi” me Shënkollin e Lezhës, drejtuar nga Dritan Smajli.

Moshat e Shënkollit erdhën në finale pasi kaluan 2-0 Flamurtarin, por në duelin e së vërtetes, u panë jo fort në gjëndje për të përballuar këtë Tiranë mjaft cilësore. Pas dominimit në pjesën e parë, kryeqytetasit e vegjël, arritën të bënin diferencën me një supergol të yllit të tyre, Andri Stafa.

Numri 99 i bardhebluve, goditi nga jashtë zone dhe sfera, pasi u përplas në traversë, përfundoi brenda vijës së portës. Miqtë e Shënkollit, shtuan ritmin në fazën e fundit të takimit, por Tirana ia doli të ruajë të paprekur rrjetën duke merituar plotësisht Kupën e Kampionit  për U17.

 E veçanta, largimi në dëshpërim dhe mosrespektimi i suksesit të kundërshtarit nga skuadra humbëse.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!