Biletat për Kombëtaren, në shitje…

Federata Shqiptare e Futbollit, njofton të gjithë të interesuarit së kanë dalë në shitje biletat për të dyja ndeshjet eliminatore të kombëtares sonë për Euro 2020, që do të zhvillohen në fillim të muajit qershor.

Kështu, për ndeshjen Islandë-Shqipëri, e cila do të zhvillohet më 8 qershor 2019, në orën 15:00 (ora 13:00 në Islandë), në stadiumin “Laugardalsvöllur” të Reykjavikut në Islandë, të interesuarit do të mund t’i blejnë online në websitin e FSHF-së, BILETA.

Tifozët kuqezinj do të gjejnë në shitje 2 kategori biletash, si më poshtë: Biletat në sektorin J dhe K kushtojnë nga 5.330 lekë, ndërsa biletat në sektorin B, kushtojnë nga 7.280 lekë.

Ndërkohë ka filluar edhe shitja e biletave për ndeshjen kualifikuese Shqipëri-Moldavi, e cila do të zhvillohet më 11 qershor 2019, në orën 20:45, në stadiumin “Elbasan Arena”.

Edhe për këtë ndeshje, të interesuarit për bileta, mund t’i blejnë në websitin e FSHF-së në linkun përkatës: Biletaria.

FSHF bën me dije se janë në shitje të gjithë sektorët dhe tribunat, ku mund të blini biletat për të ndjekur përballjen e ekipit tonë kombëtar.

Lista e çmimeve të biletave është si më poshtë:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!