Ajaksi, kampione e Holandës…

Ajaksi e nisi si humbës javën e 33-të në Eredivisie, në përballjen ndaj Utrehtit në “Johan Krujf Arena”, por e mbylli si kampion i Holandës. Miqtë shënuan me Bousaid (1’) në startin e takimit, por më pas nuk mundën të përballonin vrullin e “harkëtarëve” të Amsterdamit. Hunterlar (14’), De Bek (45’+1’) dhe Tadiç (75’, 80’(p) fiksuan fitoren 4-1 të Ajaksit ndaj Utrehtit.

Me këtë fitore, skuadra e Ten Hag ngjitet në kuotën e 83 pikëve dhe shpallet kampione e Holandës, ndërkohë që ka mbetur për t’u zhvilluar edhe një javë. Kjo për faktin se PSV Eindhoven u mund 1-0 në transfertën ndaj AZ Alkmarit, duke mbetur në kuotën e 80 pikëve.

Në javën e ardhshme, atë të 34-t, Ajaksi do të luajë në transfertë ndaj De Grafshap, ndërsa PSV do të presë Herakles. Gjithsesi rezultatet e këtyre dy takimeve pak rëndësi kanë, pasi në Holandë edhe golaverazhi ndikon për të përcaktuar skuadrën kampione.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!