Pas 72 vitesh, “topin” e kanë sërish të kuqtë

Histori sportive, marrë nga gazeta “Sporti” e atyre viteve të largët, kur skuadra “e kuqe” e sapo krijuar, do të shpallej kampione e Shqipërisë

Kjo ngjarje ka ndodhur kohë të shkuara, saktësisht 72 vite më parë. Skuadra e sapo krijuar në Tiranë, si përfaqësuese e Ushtrisë Popullore, që më pas do të shndërrohej dhe do të merrte emrin Partizani, të cilin e trashëgon edhe sot, në vitin 1947 zyrtarisht do të merrte pjesë në kampionatin e 10-të kombëtar të futbollit në kategorinë e parë, ose të 3-tin siç quhej para viteve ’90. Por edhe pse debutuese, skuadra e re e Ushtrisë, do të shpallej kampione e Shqipërisë.

Anton Mazreku, babai i gazetarisë sportive në Shqipëri, i ka kushtuar një koment këtij kampionati, ku natyrisht Partizani është në epiqendër. “Sporti IM”, këtë shkrim të botuar në faqet e gazetës “Sporti” po e riboton, si “requiem” i një historie, që startoi në atë vit të largët, ndërsa sot, skuadra e Skënder Gegës, pas 26 vitesh pritjeje, çon në shtëpinë e kuqe të Partizanit, titullin e 16-të kampion në këtë rrugëtim 72-vjeçar…

Kampionati Kombëtar i Foot-Ballit

Partizani i ushtrisë s’onë Kombëtare fiton titullin Kampion i Shqipërisë për vitin 1947

Vllaznija e Shkodrës klasifikohet e dyta – Dinamo e Korçës e treta

Kampionati Kombëtar i foot-ballit për vitin 1947 mori fund. Skuadra e “Partizanit” t’Ushtrisë s’onë Kombëtare fitoi në Vlorë kundër “Flamurtarit” 3:0, në Gjinokastër kundër “Shqiponjës” 6:0 duke zhvilluar një lojë të bukr e teknike dhe duke korrur dhe duartrokitjet e publikut vlonjat e gjinokastrit. Ndeshjen e funtme, që duhej ta loste në Tiranë me “Shqiponjën”, e fitoi 2:0 afarfait për arsye se ekipi gjinokastrit nuk u paraqit në fushën e lojës. “Partizani” u ngjit në kuotën e 29 pikave, në kuotën e suksesit të tijtë shkëlqyer, në kuotën e fitimit të titullit të lartër kampion i Shqipërise për vitin 1947.

Kjo fitore e ndritëshme e “Partizanit” tregon me një fakt të ri se ç’hov të math ka marrë fiskultura n’Ushtrinë t’onë Kombëtare. Dhe skuadra e “Partizanit”  e arrijti objektivin e vet, duke u përshkruar nëpër një përparim gradual dhe të sigurtë. Loja e tij gjatë ndeshjeve të kampionatit, fitoi gjithënjë më tepër forcë, vitalitet, stil, harmoni dhe pikërisht në periudhën e sulmit përfundimtar për të fituar titullin kampion, skuadra ushtarake, që qe në të njëjtën kohë dhe skuadra shembullore e rregullit, e dishiplinës, e vllazërimit, edhri në një formë të shkëlqyer. Përgëzimet më të përzemërta për këtë sukses madhështor. 

Vllaznija dhe Dinamo rivalet e forta

Në betejën tërheqëse për  fitimin e titullit “Partizani” pati aty kundërshtarë shumë të fortë: “Vllazninë” e Shkodrës dhe “Dinamon” e Korçës, që dijnë edhe ata t’i japin forcë, bukuri, jetë, interesim kampionatit. Skuadra shkodrane e mprojti, ashti si kishte hije, me vendosmërinë më të madhe titullin që mbante dhe e përfundoi kampionatin në kuotën e lartër yë 28 pikave duke vënë edhe ajo në dukje cilësi të shquara teknike dhe stili. Vretëm një pikë i ndan në klasifikimin definitiv kampionët e rinj nga kampionët e vitit të kaluar. Nder për skuadrën e “Partizanit”, nder për skuadrën e “Vllaznisë”.

“Dinamo “ e Korçës i ndoq plot sukses me muaj të tërë shoqet e veta në rrugën që të shpinte te titulli i math. Enthuziazmi, vullnëeti dhe teknika e lojtarëve korçarë habiti dhe tërhoqi simpathinë e të gjithë sportdashësve t’anë. Ekipi i ”Dinamos” nuk i qëndroi dot rithmit të shpejtë të kampionatit vetëm në fazën e tij të funtme dhe zuri vend në kuotën e 24. Sido që të jetë, zhvilloi një seri të gjatë ndeshjesh të bukura dhe shumë premtonjëse për kampionatin e ri.

Skuadra e zonës mesatare

Ekipet që u mbërthyen në zonën mesatare, njojtën ditë të mira dhe ditë të vështira. Ato patnë ngjitje dhe zbritje rendimenti të konsiderueshme, që tregojnë se nuk e kanë gjetur akoma ekuilibrin e lojës së tyre, se janë akoma në ngjeshje të saj, se nuk kanë hyrë çdo shpresë. Në ndeshjet e kualifikimit mund t’a gjejnë fare mirë akoma në rrugën e sigurtë të përparimit. Shumë herë nxuarën në dritë përfundime syrprizë, në kundërshtim flagrant me parashikimet dhe me vetë rezultatet e tyre të një jave më parë. Tabela e klasifikimit pasqyron mjaft mirë zotësinë dhe distancën në mes të tyre: “Ylli i Kuq” i Durrësit 15 pikë, “17 Nëntori” i Tiranës 14, “Tomorri” i Beratit 10, “Flamurtari” i Vlorës 9.

Për Bashkimin dhe Shqiponjën porta është akoma e hapur

Skuadra e “Bashkimit” t’Elbasanit dhe ajo e “Shqiponjës” së Gjinokastrës u klasifikuan të funtmet, e para me 8 pikë dhe e dyta me 7. Po për to nuk ka humbur akoma rruga e shpëtimit. Porta e qëndrimit në kategori të parë qëndron akoma e hapur si për elbasanasit ashtu edhe për gjinokastritët.

Anton Mazreku (Marrë nga nr. 97 i gazetës “Sporti”, 16 tetor 1947)

Ja dhe futbollistet kampionë të Partizanit të vitit 1947: Abdulla Stërmasi, Kamberi, Ramazan Njala, Besim Fagu, Medo Çuçiqi, Sulejman Vathi, Xhavit Demneri, Hivzi Sakiqi, Isuf Pelingu, Tafil Baçi, Lutfi Hoxha, Osman Pengili, Hamdi Tafmizi, Zihni Gjinali, Zef Gavoçi, Eqrem Dauti, Zyber Lisi, Hamdi Bakalli, Alush Merhori. Trajner: Sllave Llambi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!