F1, 25 vite pa Senën, përkujtohet legjenda…

Ishte ora 14:17, kur makina Uilliams FW16 e Airton Senës u përplas në kthesën Tamburelo në cirkuitin e Imolas, në Itali. Aksidenti ishte me pasoja tragjike. Piloti brazilian humbi jetën. Kjo ka ndodhur më 1 maj të vitit 1994.

Edhe pse kanë kaluar 25 vite nga ajo ngjarje e tmerrshme, përsëri edhe sot, me miliona njerëz në mbarë botën. kujtojnë se ku ishin ose çfarë po bënin në atë orë të atij 1 maji tragjik.

Për çdo vit, ditën e parë të majit, Formula 1, veçanti fansat e këtij sporti, e përkujtojnë pilotin e madh brazilian Airton Sena në pistën e Imolas.

Për ta, ai është atje, në kthesën Tamburelo të cirkuitit të Imolas, me gjithë madhështinë e tij sportive të ndërprerë tragjikisht parakohe: 3 herë kampion i botës, fitues i 41 çmimeve të mëdhenj dhe i 65 “pole-position”.

Sot, bota e sportit, përkulet me nderim dhe respekt në kujtim të brazilianit Airton Sena, i cili 25 vite më parë, në moshën 34-vjeçare, u nda tragjikisht nga jeta për t’u shndërruar në një legjendë të Formulës 1 dhe të sportit botëror.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!