Luhet java e fundit në Holandë…

Ajaksi që ndriti në Champions League, teksa eliminoi Real e Juve, dhe në fund u dorëzua në limite me Totenhem, ka zbritur në fushë për javën e fundit në Eredivisie.

Me pikë të barabarta me PSV, “harketarëve” i’u duhet të fitojnë në mënyrë që të shpallen kampionë në Holandë. Ndërsa kanë kaluar 10-të minuta lojë, Ajaks po humbet 0-1 në shtëpi me Utreht me një gol të pësuar që në minutën e parë.

Sakaq, në radhët e Fejnordit, në përballjen me Ado Den Hag, lajmi i ditës, sikurse ka anunçuar më herët “Sporti IM“, lidhet me lamtumirën e legjendës holandeze Robin Van Persi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!