Zyrtare: Leçe ngjitet në Serinë A


Pas Breshias edhe Leçe siguron ngjitjen pas 7-të viteve. Shërbeu java e fundit, ndërsa kaloi me vështirësi Specian 2-1. Fqinjët në festë…

Atë që bëri Breshia javën e kaluar, ndërsa u ngjit në serinë A, sot ishte radha e fqinjëve tanë përtej adriatikut – Leçes.

Puljezët e patën vetë në dorë biletën e dytë që të dërgon automatikisht në Serinë A, teksa me fitorën 2-1 ndaj Specias, e ktheu në festë fund takimin e sotëm.

Leçezët, udhëhoqën që në fillim të pjesës së parë, teksa kaluan përpara me Petrikone në të 11-ën. La Manita, dyfishoi në të 28-ën, ndërkohë që në fraksionin e dytë, miqtë ngushtuan shifrat në të 83-ën me Kapradozin.

Në këtë mënyrë, Leçe, pas disa tentativave të edicioneve të fundit, kthehet në eliten e futbollit italian. Me jo pak vuajtje. Për të realizuar këtë mision, iu desh vetëm java e fundit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!