Shkëmbi: Duhet të fitojmë ndaj Luftëtarit…

Bledi Shkëmbi, trajneri i skuadrës durrsake të Teutës, në një prononcim për “Supersport”, nuk e fshehu synimin, se ndeshja ndaj gjirokastritëve duhet fituar, si kusht për të arritur objektivat e klubit. Ai e vlerësoi Luftëtarin, por u shpreh, se pas përballjes me Kukësin, ai ka besim, se Teuta e tij do të rikthehet aty ku ishte.

Ndeshja me Luftëtarin? “Mendoj se kjo është e bukura e kampionatit, pasi në javët e fundit do të vazhdojë gara. Duke pasur parasysh që luajmë me Luftëtarin që ka bërë mirë dhe luan futboll, për ne është e vështirë. Ne duam të arrijmë objektivat tonë dhe nëse duam të vazhdojmë, duhet ta fitojmë këtë ndeshje”.

Europa? “Dëgjoj shumë komente por e di shumë mirë dhe e kam të qartë se futbolli ka fushën dhe ajo e tregon nëse është bërë mirë apo keq. Në fushë do të tregojmë se si ka shkuar ky vit. Mendoj se jemi ekip i formuar dhe shpresoj t’ia arrijmë pas një periudhe jo të mirë. Kemi investuar në mënyrën e duhur”.

Besimi nga klubi? “E kam thënë shpesh se viti i parë në Superiore dua të falënderoj klubin që më hapi dyert dhe më dha shansin. Nëse arrijmë objektivat, do të jetë sukses i dyanshëm dhe do të jetë diçka e mirë për karrierën që sapo kam nisur”, – ka deklaruar trajneri Shkëmbi në prag të ndeshjes së nesërme ndaj Luftëtarit në “Niko Dovana”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!