Rudi Garcia: Nuk më mungon Italia…

Tekniku 55-vjeçar franko-spanjol që drejton Olimpikun e Marsejës përjashton mundësinë për t’u ulur në pankinën e Milanit sezonin e ardhshëm

Rudi Garcia i është përgjigjur me një “JO” kategorike zërave që qarkullojnë në media për mundësinë se ai do të garonte për stolin e “kuqezinjve” të Milanit në sezonin e ardhshëm. Madje tekniku 55-vjeçar, që më 2013-2016 ka drejtuar Romën, fshin edhe çdo hipotezë për një rikthim të afërt të tij në Serinë A.

“Unë te Milani? Italia nuk më mungon sepse në shtëpi unë ha makarona të mira (bashkëshortja e tij është nga Roma), dhe nuk kam asnjë problem nga kjo pikëpamje “, – thenë me humor tekniku Rudi Garcia. “Unë vetëm mendoj të fitoj ndeshjen e ardhshme kundër Nantes, – ka shtuar ai. – Në Itali, ndoshta do të kthehem kur të dal në pension dhe të mbyll karrierën time”.

“Rasti nuk është i rëndësishëm. Unë ju kujtoj se jam trajner i Olimpikut, kam ende edhe 5 ndeshje për të zhvilluar që ekipi të jetë sa më lart në renditje”, – ka deklaruar Garcia, duke konfirmuar përqendrimin e tij vetëm në Marsejë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!