Maksim, “fëmija i artë” zbret në fushë…

I ka genet e nevojshme. Të trashëguara, jo vetëm nga i jati, Rudi, por edhe nga e jëma, Estela, mbesa e të madhit Johan Krojf…

Një tjetër “fëmijë i artë” në futbollin e madh. Dje, Masim Gulit ka debutuar. Eshtë djali 17-vjeçar i Rudit të madh. Por me një ndryshim, ai nuk është sulmuesi si i jati, por mbrojtës.

Maksim debutoi në Eerste Divise, serinë e dytë të futbollit holandez, me fanelën e skuadrës Jong AZ. Luajti për 19 minuta në barazimin 0-0 kundër Twentes.

Një emocion i madh për babanë Gulit: Maksim premton si një mbrojtës qendre, por edhe në krahun e majtë, gjithnjë në mbrojtje.

Media sportive i ka bërë jehonë të konsiderueshme këtij lajmi. Natyrisht, në sajë të babait të tij, sulmuesit të shquar Rud Gulit. Po Maksim, a do të bëhet futbollist i rangut të të jatit?

Vështirë ta thuash. Përvoja ka vërtëtuar të kundërtën. Shembujt janë të shumtë. Hija e prindit e ka sfumuar fëmijën. Veç duhet pritur.

Maksim i ka genet e nevojshme për t’u bërë futbollist i mirë. Të trashëguara, jo vetëm nga i jati, Rudi, por edhe nga e jëma, Estela Krojf, që është e mbesa e të madhit Johan…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!