Ajaksi, në pritje të kurorëzimit…
Ajaksi i Amsterdamit siguroi fitoren e 6-të në kampionat, pa patur mëshirë se kush i del përpara. “Shigjetarët” e trajnerit Erik Ten Hag, në javën e 32-të të Eredivisies, ia dolën të mposhtnin në shtëpi 4-2 skuadrën e Viteses.
Me këtë fitore, Ajaksi u ngjit në kuotën e 80 pikëve, 3 më tepër se sa PSV Eindhoven që do të luajë të enjten. Skuadra e Amsterdamit ka shënuar më shumë se sa skuadra që drejtohet nga Van Bomel.
+13 gola më tepër, çka është një tjetër epërsi e Ajaksit, pasi në kampionatin e Eredivisies, golaverazhi është përcaktues për çështjen e titullit.
Marokeni Hakim Zijesh çeli serine e golave më fundin e pjesës së parë. Tadiç me penallti dhe de Ligt, në minutat 54 dhe 58, i çuan shifrat në 3-0 për Ajaksin.
For në 66-tën ngushtoi epërsinë në 3-1, ndërkohë që sërish Tadiç nga pika e bardhë e 11-metrave do të realizonte golin e katërt për “Shigjetarët”. Darfalou në minutën e 82-të do të fiksonte shifrat e rezultatit 4-2 për Ajaksin, i cili tani është vetëm 2 fitore larg titullit kampion në Holandë.