Champions, Ajaks fiton kohë në kampionat

Janë shndërruar në klubin me më shumë vëmendje në arenën futbollistike. Lojtarët e Ajaksit, pas paraqitjeve mbresëlënese në Champions League, thuajse të gjithë në vitrinë. Futbolli total i tyre gjatë viteve ’70-’80, duket se është duke i rikthyer sërish me efikasitetin e së shkuares brilante që mahniti Europen.

Ndërkaq, Ajaksi në kalendar duhet të luajë të dielën, por për të mirën e Ajaksit në Europë, drejtuesit e futbollit holandez kanë vendosur të bëjnë një ndryshim në kalendar. Java që duhet të luhet 2 ditë para përballjes me Totenhem në Champions, sipas Federates tulipane, është shtyrë dhe do të luhet në datën 15 maj.

Në fakt, Ajaksi i vitit 2019, i ka kaluar të gjitha pritshmëritë. Askush si skuadra holandeze, nuk ka surprizuar në Europë, ndërsa dhe ne kampionat, Ajaks, ka rekuperuar dhe në finale te garës për titull, ka marrë kryesimin. PSV-ja, skuadra tjetër që tenton titullin, është ankuar për këtë lëvizje të fundit të federatës holandeze.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!