I kishin vjedhur identitetin…
Gjyqtari francez Klement Turpin ka nisur të flasë me vete. Jo për drejtimin e ndeshjes e kthimit çerekfinale Juve-Ajaks, por për një problem tjetër “futbolli” të pakëndshëm.
“Bilbili” i FIFA-s, Turpin ka rënë viktimë e një vjedhje të rrezikshme identiteti. Disa trafikantë droge, kanë përdorën emrin e tij për të blerë një veturë, të cilën e kanë përdorur më pas për të transportuar drogë, armë dhe para, nga Franca në Belgjikë dhe anasjelltas.
“Unë nuk jetoj në Noisy-le-Sec, nuk kam apartamente apo kështjella, nuk kam të bëjë fare me këtë rast, – ka deklaruar Turpin, i pyetur nga media. – Nisur nga kjo histori ka filluar të mendoj gjykimi është një profesion shumë i rrezikshëm”.
Në detaje, siç raportohet nga “L’Equipe”, makina që figuronte në emër të gjyqtarit francez Klement Turqin, është përdorur nga një bandë trafikatësh për të transportuar drogë, armë raketa-hedhëse, kallashnikovë dhe pistoleta.
Sikur të mos mjaftonin këto, me këtë mjet janë transportuar edhe 1 milionë euro, ndërkohë që janë konfiskuar edhe 600 mijë euro të tjera të gatshme për t’u trafikuar, njofton policia franceze.