Skënderbeu ul me këmbë në tokë Kastriotin

Skënderbeu-Kastrioti 4-0. (Muzaka 14′, Oto Xhon 76′, Krasniqi 78′, 85′)

Në takimin e sotëm për llogari të javës së 29-të, korçarët mposhtën në shtëpi me poker golash ekipin e Bledar Devollit. Finale brilante, me korçarët të papërmbajtshëm. Në fakt, që kjo sfidë do ishte e luftuar, dihej. 

Në fazën e tretë, Skënderbeu bëri publik parregullsitë gjatë akomodimit në stadiumin” Redi Maloku” duke dekalruar, se ndaj tyre, ishte ushtruar dhunë. Gjithsesi, më e keqja i erdhi nga loja, ndërsa korçarët e humbën takimin.

Përkunder së shkuares, e sotmja nisi me gol për vendasit, teksa Muzaka, pas një topi të filtruar mes trafikut mbojtës, në të 14 –tën e kaloi përpara Skënderbeun.

Më pas loja rrodhi mes dëshires së miqve për të marrë frenat e lojës dhe pjekurisë korçare për t’u garantuar në prapavijë e më pas, për të gjetur golin e sigurisë. Përpjekje që mbetën në “tentativë” sepse pjesa e parë, mbyllet pa zhvillime të tjera teknike.

 Fraksioni i dytë, nis mirë për krutanët. Janë disa mundësi të sulmuesve të Devollit. Të mbështetur mjaft mirë nga Ndreca në të majtë, dhe Kalaja në kahun tjetër, vija e parë e tyre duelon fort me mbrojtjen vëndase.  

Në mesin e kësaj pjese, Imeraj i pati të gjitha mundësitë për të barazuar, ndërsa 6-7 metra larg nga kuadrati, godet në nxitim e sipër dhe e kalon topin pak mbi traun e Dajsinanit.

 Më pas nis stuhia e të besuarëve të Orges Shehit. Fillimisht Oto Xhon ndjek një aksion tipik nga e djathta të Gripshit dhe e depoziton për herë të dytë në rrjetë. Por pa u “tharë” ende “plagët” në skenë shfaqet Krasniqi.

Top i humbur e top i fituar dhe këtë herë qendërsulmuesi tregohet profesionist e i qetë, duke udhëhequr topin, e mundur për herë të tretë Çekrezin. Me Kastriotin e dorëzuar, “ujqërit” kanë kohë dhe për të katërtin. Për herë të dytë Krasinqi rrëmben skenën dhe shënon një super gol me vlerën e dopietës personale.

Trajnerët e të dy skuadrave deklaruan pas ndeshjes:

Orges Shehi (Skënderbeu): “Ne na motivon fakti që kanë mbetur edhe pak javë. Kemi gabuar shumë. Që të arrijmë objektivat, nuk duhet të gabojmë më. Sa u përket skarcimeve, nuk mendoj se është shumë e saktë ajo çfarë është folur. Lojtarët janë pjesë jonë, kanë kontrata. Për ndërhyrje ka nevojë Reali dhe Juvja. Sigurisht që do të përforcohemi. Shumica e lojtarëve do të jenë, por asgjë nuk është e sigurtë. Shumica do konfirmohen”.

Bledar Devolli (Kastrioti):Rezultati është gënjeshtër. Deri në minutën e 75-të besoj se kemi bërë një ndeshje të mirë. Kemi marrë një gol nga një episod. Deri kur u bë goli i dytë kemi bërë një ndeshje të mirë, kemi pasur mundësi të barazonim. Ky është futbolli, ka dhe ditë jo. Komplimente kundërshtarit. Asgjë s’ka mbaruar, do vazhdojmë luftën. Unë e di nga kemi ardhur dhe ku jemi. Janë shumë pikë në lojë. Humbëm një betejë sot, por lufta vazhdon”.(Supersport)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!