Superiorja, javë e qetë…

Pas javës së 28-të të Kategorise Superiore por dhe javëve futbollistike në nivele të tjera në vënd, Komisioni i Disiplinës është mbledhur sot dhe ka dhënë vendimet përkatëse. Bien në “sy” paralajmërimet për klubet e Flamurtarit dhe Laçit, në fushat e të cilëve pati tek-tuk ndonjë situatë që bie ndesh me rregulloren. Ja vendimet e sotme:

Vendimet:

  1. FC “Flamurtari”, paralajmërohet se në rast përseritje të sjellje së gabuar të spektatorëve do të jetë subjekt i masave që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe rregulloreve të tjera të FSHF.
  2. KF “Laçi”, paralajmërohet se në rast përseritje të sjellje së gabuar të spektatorëve do të jetë subjekt i masave që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe rregulloreve të tjera të FSHF.
  3. “Akademia AAS” U-19, paralajmërohet se në rast përseritje të sjellje së gabuar të spektatorëve do të jetë subjekt i masave që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe rregulloreve të tjera të FSHF.
  4. Lojtari i KF “Vllaznia” U-19, Angjelo Radovani, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 49/1/a te KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
  5. Lojtari i KF “Besa” U-17, Xhemal Vaskja, për lojë të rëndë ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 48/1/b te KDS, dënohet me 6 (pesë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
  6. KF “Kamza” U-19, për mos paraqitje në ndeshje kundër KF “Shkodra” U-19, në bazë të Nenit 55/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolin me rezultatin 3 me 0 dhe zbritjen e 3(tre) pikëve nga klasifikimi.
  7. KS “Vlora” U-19, për mos paraqitje në ndeshje kundër KF “Apollonia” U-19, në bazë të Nenit 55/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolin me rezultatin 3 me 0 dhe zbritjen e 3(tre) pikëve nga klasifikimi.
  8. KS “Korabi” U-17, për mos paraqitje në ndeshje kundër FC “Term” U-17, në bazë të Nenit 55/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolin me rezultatin 3 me 0 dhe zbritjen e 3(tre) pikëve nga klasifikimi.
  9. KF “Lushnja” U-17, për mos paraqitje në ndeshje kundër KF “Butrinti” U-17, në bazë të Nenit 55/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolin me rezultatin 3 me 0 dhe zbritjen e 3(tre) pikëve nga klasifikimi.
  10. Lojtari i KF “Kamza” U-17, Klevis Hila, për sjellje jo sportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 48/1/d te KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
  11. Lojtari i KF “Burreli” U-17, Roxherio Lika, për sjellje jo sportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 48/1/d te KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktivitetet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!