Java e 28-të, minikampionati për Europën…
Nga Shpëtim Gjoshi
● Pesë skuadra, në diferencë të 5 pikëve midis tyre, në garë për dy vende në Europë. Përballjet direkte do të jenë përcaktuese
Muaji prill do të jetë i ngarkuar me nga 7 apo 8 ndeshje për çdo skuadër të Superiores. Jo vetëm që futbollistët duhet të ripërtërihen, por edhe drejtuesit e tyre kanë nevojë të pushojnë. Kanë shpenzuar shumë, por trysnia për të mbaruar brenda muajit maj, ka detyriuar organizatorët, pra FSHF, të ngjeshi aktivitetin.
Aktualisht, në këtë javë të 28-të, do të kemi një minikampionat, duke patur parasysh përparësinë e Partizanit me skuadrat e renditura më poshtë, të cilat janë pesë, që luftojnë për dy vende në Ligën e Europës. Përballjet me njera-tjetrën ka të ngjarë të bëhen shumë të rëndësishme.
Gjithashtu, skuadrat kanë nisur të mendojnë e projektojnë rastin kur në renditjen përfundimtare janë disa skuadra me pikë të barabarta. Ndaj askush nuk mund të heqë dorë nga përllogaritjet e sakta për të studiuar situatën, ose për të llogaritur golaverazhin.
E njejta situatë do të jetë dhe për fundin e renditjes. Luftëtari, Tirana e Kastrioti premisat i kanë për të qenë skuadra, që do të largohet nga përballjet mes tyre, si dhe golat e shënuar e ata të pësuar, pas takimeve të fituara mes tyre.