Liverpuli “dy hapa” para, Siti bie në “kalanë” e re
● Liverpul – Porto 2-0 (Keita 5′, Firmino 26′ )
● Totenhem – Mançester Siti 1-0 (Son 79′ )
Liverpuli bëri një hap të rëndësishem në duelin me Porton në “Anfild” për të siguruar biletën në gjysmëfianlen e Champions League. Keita në të 5′-tën dhe Firmino në të 26′-tën mposhtën dy herë porierin Kasiajs, duke bërë që në Liverpul të nisin festën.
Në takimin tjetër atë mes Totenhem dhe Mançester Sitit, sfida u shoqërua nga beteja e madhe deri në fund të takimit. Për të paralajmëruar mbrëmjen “Jo” të formacionit të Guardiolës, ka menduar argjentinasi Aguero. Sulmuesi humbi shansin e artë për t’i dhënë një dorë të mirë “qytetarëve” në luftën për sukses ndaj vendasve me shtëpi të re. Gaboi penalltinë në të 13′.
Sakaq, si për të treguar se stadiumi i ri i formacionit të Poçetinos, është fatsjellës në gol për të zotët e shtëpisë, shënon për herë të dytë ai që mban dhe autorësinë e golit të parë të historisë dy javore të impiantit modern. Son Heung-Min, lojtari nga Korea së Jugut, shënoi edhe golin e vetëm të takimit të vajtjes në të 79′.