Një “Fidan” shqiptar në majë…

Ish-mbrojtësi i Skënderbeut, në formacionin Tip të “France Football”

“France Football”, përzien kartat dhe hedh në treg 11 lojtarët më të mirë në botë për periudhën e fundit. Vlerësimi është bërë duke mbajtur parasysh si koeficent paraqitjet e secilit me fanelën e kombëtareve respektive.

Në këtë formacion të prestigjiozes, ajo që binte në sy, ishte përfshirja edhe mbrojtësit të Kosovës, Fidan Aliti.

Ish-mbrojtësi i Skënderbeut, tashmë i vendosur në Suedi te Kalmari, është vënë përkrah Varan, Danilo e Shulz.

Jo vetëm miqësorja me Danimarkën por dhe ajo e fundit që Kosova luajti me Bullgarinë, për Euro 2020, e kanë bindur francezen të zgjedhë një “Fidan” për formacionin ideal.

Në fund, “France Football” ka ende një “Top të Artë” për të dorezuar. Ndeshjet e para, evidentuan disa, por në majë ka vënë  turkun Hakan Çalhanoglu me supergolin e shënuar pikërisht Shqipërisë në Shkoder.

“France Football”, mban shënime, Franca e paralajmëruar nga magjia e turkut të Milanit…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!