“Big”-t non stop, në kërkim të El Dorados…

Gjatë verës, 12 skuadra “big” do të ndeshen midis tyre në 15 qytete të Azisë dhe Amerikës në turneun “International Champions Cup”

Futbolli i ditëve tona është një biznes fitimprurës. “Big”-t, skuadrat e mëdha, thuajse nuk bëjnë pushime gjatë gjithë vitit, edhe pse sezonet përfundojnë në fund të majit. Gjatë verës sytë e tyre janë drejt Azisë dhe Amerikës, që janë shndërruar në një “alla-El Dorado” për to.

I tillë është edhe turneu “International Champions Cup”, programi i ndeshjeve të të cilit u prezantua sot në Singapor. Në të do të marrin pjesë 12 skuadra “big” të Europës, të cilat do të ndeshen në 15 qytete të ndryshme të Azisë dhe Amerikës.

Interesant është kalendari, pasi ndër të tjera, në ndeshjen e parë të etapës aziatike, më 24 korrik do të luhet “derbi” i Italisë Juventus – Inter, në qytetin Nanjing të Kinës, ku jetojnë pronarët e klubit milanez. Ndërkohë, më herët, Juvja do të përballet me Mançester Junajtit, ndërsa Interi me Totenhemin në Singapor.

“Derbi” anglez Junajtid – Totenhem është planifikuar të zhvillohet përpara mijëra shikuesve në Shangai, ndërsa Real Madrid, më 26 korrik, do të përballet me Atletikon në Nju Xhersi, ndërkohë që një javë më parë “Los Blancos” do të sfidojë Bajern Mynih në Teksas.

Në ceremoninë e promovimit të kalendarit të “International Champions Cup” në Singapor ishin edhe përfaqësues të klubeve si Fabricio Ravaneli (Juventus), Françesko Toldo (Inter), Dëight Jork (Mançester Junajtid) dhe Tedi Sheringham (Totenhem), etj.

Kalendari i plotë:

16 Korrik  Roma-Chivas (SeatGeek Stadium, Bridgeview)
17 Korrik  Arsenal-Bayern Monaco (Dignity Health Sports Park, Carson)
20 Korrik   Manchester Utd-Inter (National Stadium, Singapore)
20 Korrik   Arsenal-Roma (Bank of America Stadium, Charlotte)
20 Korrik    Bayern Monaco-Real Madrid (NRG Stadium, Houston)
20 Korrik   Benfica-Chivas (Levi’s Stadium, Santa Clara)
21 Korrik   Juventus-Tottenham (National Stadium, Singapore)
23 Korrik    Real Madrid-Arsenal (FedExField, Landover)
23 Korrik    Bayern Monaco-Milan (Arrowhead Stadium, Kansas City)
23 Korrik Chivas-Atletico Madrid (Globe Life Park, Arlington)
24 Korrik  Juventus-Inter (Olympic Sports Complex, Nanchino)
24 Korrik  Roma-Benfica (Red Bull Arena, Harrison)
25 Korrik  Tottenham-Manchester Utd (Hongkou Football Stadium, Shanghai)
26 Korrik  Real Madrid-Atletico Madrid (MetLife Stadium, East Rutherford)
28 Korrik  Milan-Benfica (Gillette Stadium, Foxborough)
03 Gusht Manchester Utd-Milan (Principality Stadium, Cardiff)
04 Gusht  Tottenham-Inter (White Hart Lane, Londra)
10 Gusht  Atletico Madrid-Juventus (Friends Arena, Stoccolma)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!