Franca e frikshme, Turqia – 6 pikë!..

● “Trikolorët” e Deshamp shpartallojnë 4-0 Islandën e fortë, ndërsa Turqia siguron fitoren e dytë pas fitores po 4-0 ndaj Moldavisë modeste

Në ndeshjet e dyta eliminatore të Euro 2020-s, Franca dhe Turqia “kopjuan” njera-tjetrën në rezultat, fituan thellë, nga 4-0, pavarësisht se patën rivalë me forca të ndryshme.

“Trikolorët” e Deshamp, të udhëhequr nga kapiteni Pogba, shpartalluan keqazi në “Stade de France” të Parisit, një nga pretendentët e grupit “H”, ishullorët e Islandës.

45 minutat e para u mbyllën vetëm me golin e Umtiti (12’), për të shpërthyer në të dytë me golat e Xhirud (68’), Mbapes (78’) dhe Grizmanit (84’). Franca është në zenith të lavdisë. E frikshme. Në dy ndeshje – 6 pikë! Ruan të njejtin ritëm edhe pas Rusisë, duke dëshmuar se jo rastësisht u kurorëzua kampione e globit.

Më herët në kohë, në stadiumin e Ekseshehirit, po me këtë rezultat të thellë, Turqia mposhti modestët e Moldavisë. Golat e saj u ndanë dy e nga dy. Mbrojtësi Kaldrim (24’) hapi rrugën e fitores, për t’u pasuar më pas nga dy golat e Tosun (26’+53’) dhe Ayhan (70’), që fiksoi rezultatin përfundimtar 4-0 të këtij takimi.

Pas dy takimesh, Turqia me 6 pikët e grumbulluara po tregon se është në pretendente serioze në grupin “H” për një “biletë” në finalet e Euro 2020-s.

Pas ndeshjes që Shqipëria fitoi 3-0 ndaj Andorrës në transfertë, pas ndeshjeve të muajit mars, renditja në grupin “H” për eliminatoret e Euro 2020-n është:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!