Viali: Sampdoria? Pse jo…
Sampdoria e famshme e “Boshkov 1991”, shkëlqente nga klasi i Mançinit e Vialit me shokë. Por pas kaq vitesh, skuadra nga Genova, duket se ka humbur shumë nga performanca e dikurshme dhe ngritja në nivele të larta konkuruese, mbetet një ëndërr.
Megjithatë është “Secolo XIX” i ditës së sotme që ka zbuluar se në planët e xhenovezëve, po thuren plane serioze. Me Xhampaolon në fund të kontrates, presidenti Masimo Ferrero, ka menduar t’i paraprijë situates dhe për të patur një ekip më dinjitoz, kreu i klubit i ka telefonuar një ish futbollisti të famshem si Xhanluka Viali, tashmë me profilin e teknikut.
“Sampd’oro” e dikurshme, ka mbetur në memorjën e të gjithëvë ndërkohë që Viali, parapëlqehet në masë nga shumë tifozë të skuadres. Kanë mbetur vetëm disa detaje ekonomikë mes klubit dhe Vialit, por dhe plani i një merkatoje cilësore në verë, pritet të marrin udhë në orët në vijim.
Viali, konsiderohet simbol i Samp, ndërsa mundësia që 54 vjeçari të marrë timonin e Sampdorias, kuotohet në maksimum. Aktualisht, Sampdoria gjëndet tri pikë larg zonës euro.