U21, Turpi vjen nga Andorra…

U21: Andorrë – Shqipëri 2-2

Pas triumfit të kombëtares “A” (0-3), sot radha e U21 me homologët e tyre të Andorrës. Edhe pse vëndasit sikunder në çdo disiplinë futbolli, konsiderohen modestë, skuadra e Bushit ka zhgënjyer tërësisht duke u mjaftuar me barazimin 2-2.

Në fakt, mund të përfundonte më keq pasi Andorra U21, udhëhoqi dy herë radhazi dhe kuqezinjtë e vegjël, u desh të rikuperonin. Madje humbja është evituar vetëm katër minuta nga fundi teksa Sula, ka gjetur balancën. Më parë, për ekipin tonë, kishte shënuar Imeri. Për vëndasit të dy golat u shënuan nga  Alaez.

Pas këtij rezultati, formacioni i Bushit me gjasë i ka dhënë fund pretendimeve për një vënd në krye. Parë dhe skuadrat e forta në grup, stafi teknik gjendët para situates së vështirë.

Në fakt, ishte vetë tekniku që pati deklaruar më herët, se “misioni ynë, është të furnizojmë kombëtaren”, duke lënë të kuptohet, se askush nuk pretendon katet lart. Barazimi me Andorrën, dështimi që hedh poshtë dhe sentencën e Alban Bushit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!