“Të përfitojmë nga problemet e Shqipërisë”

Skuadra e Andorrës, pret të bëjë mrekullinë sot në mbrëmje. Në kampin e tyre, shprehen se situata e fundit e Shqipërisë, ndërsa largoi trajnerin, janë tregues se mund ta ndihmojnë vëndin e vogël të gadishullit iberik, të provojë surprizën. Trajneri i përfaqësueses së Andorrës, Alavarez, ka folur për mediat vëndase në prag të sfidës ndaj Shqipërisë.

Në një analizë të shkurtër, ndaj formacionit tone, Alavarez, vlerësoi shpejtësinë e lojtarëve të krahut dhe forcën e sulmuesve shqiptarë. Koldo Alavarez, nuk hezitoi të flasë për shkarkimin e Panuçit. “Nderrimi  i trajnerit mund të rrisë motivimin në skuadër. Është një situatë që ne do të mundohemi ta përdorim në favorin tonë”

Populli i Andorrës, flet gjuhën katalanase dhe njëri prej tyre, kapiteni i përfaqësueses Lima, prezent në konference, vleresoi më së shumti sulmuesit Balaj dhe Sadiku. Në takimin e parë me Islandën, Andorra u mund në shtëpi 0-2.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!