Franca me hap kampioni, Islanda nuk gabon

Pretendentët e grupit, kampionët e botës dhe ishullorët e fortë, sigurojnë fitoret e para…

Të premten në mbrëmje, veç ndeshjes Shqipëri – Turqi 0-2, në grupin H u përballën edhe rivalët e tjerë në përbërje të këtij grupi.

Kampionët e Botës, “trikolorët” e Francës mposhtën me lehtësi 4-1 brenda në Kishinjev modestët e Moldavisë. Për skuadrën e Deshamp, serinë e golave e hapi Grizman (24’), për të vazhduar me Varan (27’), Xhirud (36’), Mbape 87’). Golin e nderit për moldavët e realizoi Ambros (89’), në përfiundim të këtij takimi.

Edhe ishullorët e Islandës nuk e patën të vështirë përballjen e tyre hapëse për Euro 2020. Në transfertë ata fituan 2-0 ndaj “mikroshtetit” të Andorrës, duke shënuar nga një gol në secilën pjesë. Bjarnason (22’) dhe Kjartanson (80’) ishin autorë të fitores së islandezëve.

Takimet e dyta të këtij grupi do të zhvillohen të hënën e 25 marsit. Sikurse dihet, kuqezinjtë e Shqipërisë do të luajnë në transfertë në Andorra, ndërkohë që Turqia do të presë Moldavinë. Ndërkaq, në Paris, do të luhet sfida midis dy pretendentëve të grupit. Kampionët e Francës do të presin Islandën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!