UEFA: Gjobë për Ronaldon, standart si me Simeonen!

Ronaldo në fushë. Ky është verdikti i Komisionit të Disiplinës të UEFA-s në mbledhjen e dites së sotme. Portugezi është gjobitur me 20 mijë euro. I njënjti standart sikurse në “rastin Simeone”. Në këtë mënyrë, klasi i 5 herë fitues i “Topit të Artë”, do mund të shihet dhe në ndeshjen e vajtjes së Champions League ndaj Ajaksit.

Konfirmimi vjen nga faqja zyrtare e UEFA-s. Benjamini i tifozerisë bardhezi, tashmë i ka dyert e hapura, por në rast ekzagjerimi, situatave analoge, ndaj tij mund të ketë penalitete shumë të rënda.

Pas festimeve të ekzagjeruara të Simeones në takimin e parë Atletiko -Juventus, Kristiano Ronaldo përsëriti thuajse në të njëjten mënyrë, gjestin jo etik të teknikut argjentinas.

Pas këtij episodi, festimet që bien ndesh me rregullat e UEFA-s, pritet të mos tolerohën në asnjë fushë…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!