Gasperini, “Qytetar Nderi” në Bergamo
Kryetari i Bashkisë së Bergamos, Xhorxho Gori, ka propozuar që t’i jepet titulli “Qytetar Nderi” trajneri për Xhan Piero Gasperinin.
“Unë jam i nderuar nga propozimi i kryetarit të Bashkisë, Giorgio Gori. Duke qenë kandidat për të marrë titullin “Qytetar Nderi” të Bergamos nuk është vetëm një gjë e jashtëzakonshme, por edhe një krenari e madhe,” – është shprehur trajneri i “Dea”-s së Atalantës. “Bergamo dhe bergamaskët kanë thelbësore krenarinë për njëri-tjetrin, një ndjenjë të pabesueshme solidariteti: edhe për këtë arsye ato që kemi arritur kanë qenë të jashtëzakonshme”.