“3 moskëtierët” lacialë, sërish bashkë…

Igli Tare përfundimisht refuzon Milanin. Bashkë me presidentin Lotito dhe trajnerin Inzagi, ata do të vazhdojnë projektin e tyre

Me Igli Taren, u bënë dy rastet që Klaudio Lolito u përplas derën në fytyrë “djajve” të Milanos. Pas ripërtëritjes së kontratës së Simone Inzagit, që disa herë iu afrua “kuqezinjve”, Lotito është bindur për të mos lejuar që edhe drejtori sportiv shqiptar Igli Tare, për t’u bashkuar me Paolo Maldinin.

Faktin që “3 moskëtierët” e Lacios, presidenti Lotito, trajneri Inzagi dhe drejtori Tare, do të jenë sërish së bashku, e ka zyrtarizuar para pak çastesh nëpërmjet një postimi ne rrjetet sociale, vetë ish-futbollisti i kombëtares sonë, Igli Tare.

Pak ditë më pare, në një intervistë për “Top Channel”, drejtori Tare e kishte lënë një derë gjysmë të hapur duke deklaruar, se “çdo gjë mund të ndodhë”.

Sot “dera” drejt Milanit u mbyll, deklarata mëparshme, doli të jetë më shumë një frazë e rrethanave. Tare, më në fund, sot i tha Lacios se donte të qëndronte për të vazhduar projektin me presidentin Klaudio Lotito dhe trajnerin Simone Inzaghi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!