Sot/ Atalanta
Sot/ Atalanta- Milan ndeshja e ditës, Mitaj përballet me Ronaldon
Këtë të premte disa nga kampionatet elitare do të zhvillojnë ndeshje të caktuara. Në Serie A, për xhiron e 15-të, do të zbresin në fushë Inter- Parma (18:30) dhe supertakimi Atalanta-Milan (20:45).
Një takim (java 16) është parashikuar sot në La Liga. Ai i takon duelit që zhvillohet në Balaidos mes Selta-s vendase dhe Majorkës së Muriqit.
Shtutgart- Union Berlin ndeshja e vetme e javës së 13-të në Bundesligë starton në 20:30. Ndërkaq Ligue 1 e Francës ka në program dy ndeshje të raundit të 14-të; Lilë- Brest (19:00) dhe Okser- PSG (21:00).
Sakaq, sot në orën 18:00, në Arabinë Saudite superdueli Al Itihad i Mario Mitajt përballë Al Nasr të Ronaldos./Sportiim.al/
