Roma fitorja e parë me Ranierin, Reali kalon në Katalunjë
Serie A me tre takimet e javës së 15-të sot prodhoi dy barazime dhe një fitore të thellë të Romës. Barazon pa gola Xhenova me Torinon, Juve befasohet nga Bolonja në shtëpi 2-2 ndërsa Roma kaloi 4-1 Leçen.
Në La Liga, java e 16-të, sapo u mbyll Zhirona- Real Madrid 0-3 ndërsa më herët Betis ndali Barcelonën 2-2, Las Palmas- Vajadolid 2-1 dhe Vajekano doli me tri pikë nga Valencia 0-1.
Bundesliga njohu fitoren e Bajernit 4-2 ndaj Heidenheim, Leverkusen- St. Pauli 2-1, Verder mori fitoren 0-1 në Bohum, lejpcig triumfoi 0-2 në fushën e Holstien Kiel ndërsa Frankfurt- Augsburg dhe Gladbah- Dortmund u mbyllën respektivisht 2-2 dhe 1-1.
Ndërkohë Superliga turke pati në program derbin e Stambolit Beshiktash- Fenerbahçe. Skuadra bardhezi me Muçin në minutat e fundit në fushë, fitoi 1-0./Sportiim.al/