Aksident i rëndë, lojtari i Uest Hem në gjëndje kritike

Michail Antonio u përfshi në një aksident të tmerrshëm me makinë. Uest Hem e ka konfirmuar këtë me një deklaratë zyrtare, të cilën e raportojmë të plotë:

“West Ham konfirmon se sulmuesi Michail Antonio është përfshirë në një aksident rrugor. Mendimet dhe lutjet e të gjithëve në klub janë me Michail, familjen dhe miqtë e tij. Klubi do të publikojë një përditësim në kohën e duhur”.

34-vjeçari, xhamajkan, Antonio është një nga të preferuarit e tifozëve të Uest Hem në Londër. Që nga afrimi i tij në vitin 2015 ai ka bërë 323 paraqitje, duke shënuar 83 gola dhe duke dhënë 41 asistime.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!