Egnatia barazon me Partizanin, s’ka gola në Korçë

Partizani-Egnatia dhe Skënderbeu-Tirana zhvilluan ndeshjet e tyre të javës së 16-të Abissnet Superiore.

Në kryeqytet të kuqtë ishin më mirë në pjesën e parë ndërsa në të 32′ gjetën golit e avantazhit me Kristian Mba i cili në kujfinjtë e pozicionit jashtë loje, e dërgoi topin në rrjetë. Për të parë golin e barazimit të rrogozhinasëve duhej pritur minuta e 90′-të. Bakajoko realizon një kryevepër me roveshatë duke sigluar balancën përfundimtare.

Në ‘mes’, një mal me zhvillime jo vetëm me supermacinë e Egnatias në fushë por dhe me dy kartonët e verdhë për trajnerin e vendasëve Veleselinoviç apo dy të verdhë në fushë për Bakajoko në harkun e pak sekondave (hoqi bluzën te goli i shënuar, më pas protestoi Shahini nuk e kurseu).

Ndërkohë në Korçë mes temperaturave të ulta, Skënderbeu- Tirana mbyllën pa gola 0-0. Kështu Ernest Gjoka debuton me një barazim me skuadrën e tij të re e cila sikundër Tirana ngjisin në llogarinë e tyre të klasifikimit nga një pikë./Sportiim.al/

Partizani-Egnatia 1-1 (Mba 32’/Bakajoko 90′)

Skënderbeu-Tirana 0-0

Zhvilluar të mërkurën:

AF Elbasani- Bylis 3-1

Teuta- Laçi 1-1

Vllaznia-Dinamo Siti 2-3

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!