Ndalet Leverkusen, Alaves thyen Majorkën, Al Nasr-Al Hilal barazim

Me dy takime të raundit të 12-të në La Liga të shtyra për shkak të kushteve atmosferike (Valencia- Real Madrid dhe Vijareal-Vajekano) sot u zhillua vetëm dueli Alaves- Majorka. Në këtë takim për miqtë u rikthye në pjesën e dytë Muriqi teksa dueli i luftuar u vendos nga një gol i baskëve shënuar nga Guridi në të 76′.

Dueli i vetëm i javës së 9-të në Bundesligë Bajer Leverkusen- Shtutgart nuk prodhoi fitues por as dhe gola. Kjo ndeshje me Xhakën në fushë u mbyll 0-0 duke shënuar dhe risinë e madhe të epokës Çavi Alonso ku skuadra ‘Aspirina’ nuk arrin të shënojë në shtëpi.

Java e 10-të në Francë nisi me një surprizë të madhe. Ndeshja Monako- Angers përfundo 0-1. Në mbrëmje supersfida Lilë- Lion e shoqëruar me rivalitet të lartë, pati një gol të skuadrës ku u aktivizua Edon Zhegrova në pjesën e parë (Xhonatan David 17′) dhe një tjetër i shënuar nga Lion në kohën shtesë (Fofana) për 1-1 final.

Ndërkohë në Arabinë Saudite u zhvillua derbi i Riadit, Al Nasr- Al Hilal. Kjo ndeshje përfundoi 1-1.Po sot; Al Kahleey- Al Raed 4-0 dhe Damac- Al Riyadh 2-2./ Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!