Titulli/ Verstapen niset i pari në finalen shekullore
Verstapen i pari, Hamilton i dyti në garën ‘shekullore’ të Formula 1 që zhvillohet nesër në 15:00 në Abu Dabi.
Maks Verstapen dhe Luis Hamilton pranë njëri-tjetrit në rreshtin e parë të Çmimit të Madh të Abu Dabi-t nesër në zyrtaren e fundit të Botërorit në Formula 1
Holandezi i Red Bull përfitoi nga një manovër e Serxhio Perez por dhe të Lando Norris të cilët mundën britanikun me 371 të mijtat duke i dhënë mundësi pilotit me makinën numër 33 të maarë vendine parë.
Nga rreshti i tretë do të nisën Valtteri Botas me Mercedes dhe Karlos Sainz i Ferrarit. Hera e shtatë për Sharls Leklerk të cilit do t’i bashkohet në rreshtin e katërt Yuki Tsunoda me Alpha Tauri.
Para sfidës së fundit, Verstapen dhe Hamilton janë me pikë të barabara (369.5) por holandezi fiton titullin nëse nuk kapërcehet nesër me pikë nga 7 herë kampioni i Botës Luis Hamilton.
Radha e nisjes në Abu Dabi (Emiratet e Bashkuara Arabe)