Pejiç 39-të, Kukësi festë në fushë

Kukësi i dha shkëlqim ditës me erëra të forta dhe motit me shi në stadiumin e Laçit këtë pasdite. Skuadra e Longos, me statusin e pritësit në impiantin kurbinas, e ktheu në festë triumfin ndaj Egnatias në shifrat 2-0.

Suksesi i radhës i verilindorëve ardhur në fushën me standarte të larta të Laçit, përpos ngjitjes në tabelë me 20 pikë (një më pak se Tirana kryesuse), pati një mbyllje speciale.

Drejtori sportiv Pero Pejiç ka mrrë urime të shumëta dhe për këtë ka mjaftuar lajmi se kroati me histori të shkëlqyer sportive si futbollist, sot festonte 39 vjetorin e lindjes. Festa ka përfshirë dhe ata pak tifozë që ishin prezent në fitoren 2-0 ndaj Egnatias. Sportiim.al

(Video)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!