Dështon Ghila, Kosova mundet nga Jordania
Muriqi godet shtyllën golat i bëjnë jordanezët
Miqësore në ‘Fadil Vokrri’: Kosovë- Jordani 0-2
Kosova në drejtimin debutues të sllovenit Primoz Gliha, zhgënjen totalisht në testin e sotëm të luajtur në Prishtinë. Një ndeshje e interpretuar keq dhe në fund dy gola të pësuar për humbjen e papritur 0-2.
Jordania në minutën e 18-të arrin të shënojë teksa një goditje e Baha Faisal u devijua nga mbrojtja dhe përfundoi pas portierit Muriç.
Kosova nisi të sulmojë fort por si Valon Berisha ashtu dhe Rrahmani e Muriqi nuk ia dolën të shënojnë me rastet e krijuara. Në pjesën e dytë sulmuesi Dardan i Lacios goditi shtyllën por vetëm aq.
Jordania arriti edhe golin e dytë në minutën e 85-të. Vojvoda gabon fatalisht duke i dhuruar një top-gol Aldardadreh që shënon për 0-2 final.