Turqia në duart e një gjermani
Turqia largoi ditë më parë Senol Gunesh ndërsa sot fton në krye të kombëtares, gjermanin 58 vjeçar Stefan Kuntz.
Kuntz si trajner, pati timonin e U21 të ‘Pancerave’ në Tokio 2020′ ndërsa nga sot nis një aventurë të re që e lidh për 3 vitet e ardhshme me kombëtaren e Turqisë.
Vëndi i tretë në grupin G me dy pikë larg kreut që mbahet nga Holanda përbën vështirësi për kualifikimin direkt. aq më tepër që dy takimet me holandezët janë luajtur…
“Jam i lumtur dhe krenar për këtë aventurë të re por tani fillon puna. Ne duhet të përgatitemi për ndeshjen kundër Norvegjisë me të gjitha forcat tona.
A do të mësoj gjuhën turke? Sigurisht, që do të përpiqem dhe jam i sigurt që Hamit Altintop do të më ndihmojë ta përvetësoj më shpejt. Duhet të përgatitemi sa më mirë për ndeshjet e tetorit dhe të rikthehemi te fitorja”, u shpreh në prezantim Stefan Kuntz