Botërori/ Katari i përvishet…vaksinës

Autoritetet e Katarit, vendi që do të presë Kupën e Botës 2022, synojnë ta bëjnë vaksinën kundër COVID-19 të detyrueshme për të gjithë protagonistët që marrin pjesë gjatë dimrit 2022.

‘Katar 2022’ nis të operojë në kohë. Organizatorët në bashkpunim me qeverinë atje kanë bërë të ditur se të gjithë futbollistët, stafet, gjyqtarët por dhe tifozët do duhet të jenë të vaksinuar nëse duan të asistojnë në fazën finale të Kupës së Botës.

Kështu, nga 21 nëntori deri në 18 dhjetor 2022, protagonistët në vendin ku më shumë se 80% e popullsisë janë vaksinuar (4.6milion), lipset të kenë marrë detyrimisht 2 doza të vaksinave të liçensuara.

Britanikja ‘The Athletic’ raporton se Emiratet e Bashkuara kanë mësuar se kushdo që listohet te Kupa e Botës duhet të jetë i vaksinuar me të dyja dozat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!