Broja në 11-ën më të mirë
Pas Berat Gjimshitit, i përzgjedhur në 11-ën më të mirë të xhiros së pestë (Shqipëri- Hungari 1-0) ‘SofaScore’ pikas një tjetër shqiptar në formacionin ideal të javës së 6-të kualifikuese në kontinent.
Këtë radhë është sulmuesi në pronësi të Çelsit huazuar te Sauthempton Armando Broja. Sulmuesi i ri i cili nesër 10 shtator feston 20 vjetorin e lindjes, u vlerësua nga faqja e specializuar me notën 9.3.
Në krah të Depaj, Haland, emri i Brojes në sulm me një gol, një asist dhe një shtyllë ndaj San Marinos, duket se vjen si vazhdimësi e ndeshjes ndaj Hungarisë teksa lojtari shënoi golin e triumfit në të 87′-ën.