Grupi i Jugut, Sopoti ndihet gati

Kur duhen edhe më pak se dy javë nga nisja e sezonit futbollistik për Kategorinë e Dytë, Sopoti i Librazhdit ka mbyllur merkaton e verës me afrimin e tre lojtarëve të rinj në këtë ekip.

Pas largimit të portierit Herdis Alliu te Pogradeci, Mziut tek Korabi, kapitenit Mirel Çota te Elbasani dhe Jugut te Kukësi,në këtë ekip u krijuan boshllëqe dhe detyrimisht duheshin bërë afrime të tjera.

Portieri Hajdar Miraka, sulmuesi Mateus Levendi dhe mesfushori sulmues Flori Taku janë përfocimet e radhës.

Miraka vjen nga ekipi i Turbinës ,ku u aktivizua në fazën e dytë të sezonit të kaluar.

Nga ana tjetër,Levendi konsiderohet si një përfocim me mjaft vlera në sulm, pasi më parë është aktivizuar me ekipe si Tirana, Burreli, Turbina, Besa dhe së fundmi me ekipin e Erzenit.

Taku, një lojtar i cili  mund të aktivizohet  edhe si mesfushor, por edhe mbrojtës krahu. Ky lojtar është aktivizuar me ekipe si Tirana, Korabi, Ilira, Tërbuni, Luzi 2008.

Por e rëndësishme për këtë ekip është edhe rikthimi i futbollistit nga Prrenjasi ,Ergys Tocka,i larguar një vit më parë në Gjermani, lojtar i cili shquhet edhe si një nuhatës i mirë i goli. 

Sopoti, mësohet se ka rikthyer edhe elbasanasin Asllani.Ndërkaq, shqetësimi i vetëm i drejtuesve është grumbullimi me vonesë.

Ndryshe nga dy sezonet e fundit ndërsa Sopoti garonte në grupin e Veriut, këtë radhë Sopoti rikthehet në grupin e Jugut. Aty ku bëjnë pjesë ekipe me emër si Flamurtari, Naftëtari, Devolli,Albpetroli,Gramozi AF Luftëtari etj.

Ndërkaq, objektivi i librazhdasve këtë sezon mbetet ngjitja në Kategori të Parë, direkt ose nga faza play-off.

                                                                                                                  Haxhi Balliu

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!