Prishtina e Ballkani ndalen nga debutueset
Dy ndeshejt e sotme të Ipko-s teksa plotësuan javën e parë të edicionit të ri, rezervuan dy surpriza mjaft të goditura.
Kampionët e Prishtinës pasi humbën javën e kaluar finalen e Superkupës me Llapin sot në takimin e parë sezonal, janë ndalur 1-1 në transfertën e Malishevës debutuese.
Edhe Ballkani, pretendent në letër për titull kampion, zhgënjeu totalisht në hapëse. Skuadra nga Theranda e pa vetën përpara në pjesën e parë por ende pa u mbyllur fraksioni i parë, Dukagjini barazoi me Arbër Shalën.
Në të dytën sërish Ballkani përpara me të njëjtin autor Ermal Krasniqin por miqtë e rrëzuar dhe ngjitur në Ipko brenda 2 sezonëve sërish barazojnë për 2-2 final. Këtë radhë ishte Ahmet Jonuzi me një gol të bukur që ndal Ballkanin.
IPKO, java e parë:
Ballkani- Dukagjini 2-2
Malisheva- Prishtina 1-1